RCCOLA

A do të bëhet me ndriçim publik fshati Pasjak?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse është ndër fshatrat shqiptare me numër më të madh të banorëve, komuna e Artanës e ka injoruar tërësisht këtë fshat. Në takimin e fundit të komitetit për komunitete është debatuar edhe për mundësinë që ky fshat më në fund të ketë ndriçim publik.

Në takimin e fundit të komitetit për komunitete në Artanë pos është që diskutuar për raportin e punës së zyrës komunale për komunitete dhe kthim, mes tjerash është folur edhe për ndriçimin publik në fshatin Pasjak.

Fshati Pasjak është ndër fshatrat më të mëdha në territorin e Artanës, por në fakt investime komunale ka më së pakut.

Uji Dea

Shumë vjedhje ndodhin në këtë fshat gjatë natës, ndërsa banorët me të drejtë me kohë kanë kërkuar intervenimin e organeve komunale për ta instaluar ndriçimin publik.

Në këtë takim gjithashtu është folur edhe për problemin me ujërat e zeza në territorin e komunës së Novobërdës (fshati Koretishtë dhe Vllasali) ./rajonipress/