Fundamenti

A do ta zgjidh seanca e nesërme ngërçin politik?

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Seanca e nesërme nuk pritet të sjell zgjidhjen e ngërçit politik i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Sipas analistëve, situata veç sa do të thellohet, duke marr parasysh edhe dorëheqjen e gjyqtarit amerikan Robert Carolan nga pozita e tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi gardiani i Kushtetutës ka mbetur pa kuorum dhe nuk mund të shqyrtojë kërkesa politike.

Por, në anën tjetër përfaqësuesit e AAK-së dhe Vetëvendosjes presin që nesër të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

Për, analistin, Artan Muhaxheri, seanca e nesërme nuk pritet të sjell asgjë të mirë, për disa arsye. Sipas tij, çështja e dorëheqjes së gjyqtarit amerikan veç sa e komplikon zgjidhjen e kësaj çështje edhe me shumë.

“E para: gjithë ky hendek që është krijuar mes bllokut dhe PDK-së nuk ka sjell deri tek një marrëveshje normale dhe logjike e cila do të mund të tejkalonte këto probleme.

E dyta: problemet me Gjykatën Kushtetuese veç sa e ka komplikuar edhe më tepër këtë situatë, si problem i tretë është edhe qëndrimi i Listës ‘Srpska’ dhe kërkesat e tyre që nuk përputhen me ato të bllokut, prandaj edhe kemi një komplikim të skajshëm i cili vërtetë është vështirë të parashihet se si do të zgjidhet.

Në këtë komplikim kanë kontribuuar të gjithë politikanët pa dallim, i gjithë spektri, asnjë parti s’mund të thuhet se ka kontribuuar në zhbllokim dhe në tejkalimin e kësaj sfide, prandaj nesër pritet vetëm vazhdimi i bllokadës dhe kokëfortësisë”, tha Muhaxheri.

Ai thotë se PDK-ja e ka përparësinë ligjore, e cila ka fituar në zgjedhje, ndërsa blloku i ka votat dhe pa një kombinim mes tyre nuk ka zgjidhje të krizës politike në vend.

Por, ndryshe mendon sekretari i përgjithshëm i AAK-së Burim Ramadani, i cili thotë se në seancën e nesërme do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe do të konstituohen institucionet e Kosovës, e të cilat do t’i formoj blloku.

Uji Dea

Ramadani thotë se me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të mundësohet edhe zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të konstituohet, pra këtë të enjte dhe pastaj do të procedohen procedurat e rregullta për zgjedhjen e gjyqtarit të ri kushtetues dhe nuk do të ketë probleme në kuptimin e bllokimit edhe të një institucioni tjetër. Por në të njëjtën kohë është me rëndësi të vlerësoj se rasti i fundit me gjyqtarin amerikan është një thirrje për vetëdijen e një pjese tjetër të gjykatës, sidomos kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani dhe gjyqtarëve tjerë që kanë marrë instruksione të pastra nga PDK-ja se çka të shkruajnë në vendime, ndoshta për arsye krejt banale të ndonjë shantazhi të caktuar të cilin ata e dinë me së miri vet. Është edhe një element se si integriteti personal duhet të ruhet duhet të jepet dorëheqje nga zyrtari i caktuar”, tha Ramadani.

Sipas tij, me shqetësuese është forma se si i janë nënshtruar disa gjykatës PDK-së, e jo dorëheqja e gjyqtarit amerikan.

Ramadani thotë se nuk do të ketë thellim të krizës, meqë këtë nuk e lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pikat 126 dhe 127, të cilat sipas tij, parashohin që të gjithë pa PDK-në kanë mundësi që të formojnë udhëheqjen ose të konstituojnë Kuvendin.

Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se në seancës e së premtes presin që të zgjedhet kryetari i Kuvendit nga radhës e bllokut. Ajo thotë se janë dy arsye se pse dha dorëheqje gjyqtari Carolan. Sipas Haxhiut ai nuk pranoj vazhdimin e mandatit jo kushtetues që ia bëri presidentja, dhe e dyta për shkak të degradimit të Gjykatës Kushtetuese nga regjimi në ikje.

“Sa i përket asaj se Gjykata Kushtetuese a është jo funksionale dhe nuk mund të merr vendime për shkak të mungesës së kuorumit, dhe unë mendoj që edhe kur ka ekzistuar nuk është se Gjykata e ka zgjidhur ngërçin politik, përkundër e ka thelluar krizën me vendimet që i ka marr ajo. Pra, unë besoj shumë që kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e Bllokut në bashkëpunim me VV-në, për shkak që PDK-ja nuk i ka numrat që ta bëjë kryetarin e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese është jo funksionale dhe ne do të vazhdojmë nga ajo që del nga seanca”, theksoi Haxhiu.

Ajo shtoi se nëse përsëritet seanca e 17 korrikut, PDK-ja ndoshta edhe do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për të marr kohë për vete, por ajo beson se ata, për shkak që Gjykata Kushtetuese është jo funksionale, nuk mund të presin deri të funksionalizohet për shkak se duhet funksionalizuar Kuvendi në mënyrë që t’i zgjedh gjyqtarët.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër prej orës 10:00, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.