Uji Dea

A do kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare në legjislaturën e dhjetë?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Përveç PDK-së, që ende nuk ka qëndrim sa i përket votës për marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK-ja e AAK-ja kanë thënë se do i votojnë sepse nuk janë bllokuese të proceseve të tilla. Njohësit e politikës thonë se duhet gjetur gjuhë e përbashkët për këtë çështje sepse Kosova mjaftueshëm ka humbur deri tash.

Për konstituimin e Kuvendit e për formimin e qeverisë i ka hequr dilemat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Por dilema ka nëse legjislatura e dhjetë do të votoj “pro” buxhetit të 2026-ës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare

”As zgjedhja e presidentit dhe as miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kalojnë pa vota të deputetëve të opozitës”.

“Prandaj unë nuk e di çfarë qëndrimesh do të mbajnë partitë opozitare në javët dhe muajt në vijim. A është e qartë që as marrëveshjet ndërkombëtare dhe as rizgjedhjen e presidentes, zgjedhjen e presidentit, ne nuk mund t’i kalojmë pa pasur edhe deputetë nga opozita. Ndërkohë që bllokadat sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë i ka larguar populli me 28 dhjetor”, ka deklaruar Albin Kurti – kryetar i LVV-së.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, që doli e dyta në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk kanë ende qëndrim sa i përket këtyre çështjeve, sepse po presin që fillimit të konstituohet Kuvendi.

Fundamenti

E në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se kanë votuar dhe do të votojnë për marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.

“LDK-ja është parti shtetformuese dhe ne asnjëherë nuk i shohim marrëveshjet ndërkombëtare si mjet për luftë politike ditore. Ne e kuptojmë se këto marrëveshje janë jetike për zhvillimin ekonomik dhe projektet kapitale që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve si dhe ruajtjen e raporteve me partnerët tanë strategjikë, pasi dështimi i votimit të tyre dëmton kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sa i përket deklaratës së z.Kurti, duhet të jemi të qartë: përgjegjësia kryesore për sigurimin e votave dhe mbarëvajtjen e punëve në Kuvend i takon mazhorancës. LDK-ja ka votuar dhe do të vazhdojë t’i votojë ato marrëveshje që janë në interes të Republikës së Kosovës. Nëse qeveria e radhes nuk i ka votat, kjo vjen si pasojë e paaftëisë së tyre për të menaxhuar numrat e vet brenda grupit parlamentar dhe mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Ne mbetemi të përkushtuar në rolin tonë konstruktive, duke mos bllokuar proceset që i shërbejnë shtetit, por duke kërkuar llogaridhënie për çdo dështim të cilës do qeve

Për këtë e qartë është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata po thonë se asnjëherë nuk kanë qenë pengesë e marrveshjeve që janë në interes të vendit.

Ndërkohë, profesori universitar, Dritëro Arifi po thotë se këto marrëveshje janë të rëndësishme dhe duhet gjetur gjuhë e përbashkët për ti kaluar.

“Sidomos marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me Bashkimin Evropian për planin e rritjes me Bankën Botërore por edhe marrëveshjet tjera, është i rëndësishëm koordinimi dhe bashkëpunimi sepse duhet të jenë 2 të tretat e votave për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare apo me numra mbi 80 veta duhet të jenë me votu pro që ato marrëveshje me u ratifiku në Kuvendin e Kosovës, nuk e shoh që opozita do të bëjë problem për këto marrëveshje sepse janë impuls i madh për Kosovën dhe ekonomin që duhet bërë Kosova në ditët në vazhdim.”, ka deklaruar Dritëro Arifi – profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare

Vitin e kaluar, pas shumë dështimesh për konstituimin e Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 11 nëntor thirri seancë me disa pika të rendit të ditës, ndër to për formimin e komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, e ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Por kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja duke e quajtur të jashtëligjshme./Tv Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.