ARKATANA

A bën të hani vezë nëse keni kolesterol të lartë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prej vitesh, ekspertët kanë theksuar se ngrënia e një veze rekomandohet për të gjithë ata që nuk kanë problem me kolesterolin apo me sëmundjet kardiovaskulare

Disa mjekë dhe nutricionistë pohojnë se vezët janë të dëmshme për kolesterolin dhe se tri vezë janë sasia maksimale që duhet ngrënë në baza ditore.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz bënë teste të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Sipas nutricionstëve, vezët janë plot me kolesterol, mirëpo assesi nuk duhet shmangur. Një vezë e madhe ka rreth 5 g yndyrë të përgjithshme, nga e cila 1.6 g është yndyrë e ngopur.

Është e saktë që vezët kanë kolesterol, por është konstatuar shkencërisht që për rritje të kolesterolit në gjak, para së gjithash, janë yndyrat e ngopura.

United Hospital

Studimet kanë treguar se e bardha e vezës është shumë e shëndetshme dhe ka përmbajtje proteinash dhe vetëm e verdha përmban yndyra të ngopura që ndikojnë në nivelin e kolesterolit. Preferohet heqja dorë nga skuqja e tyre me gjalpë apo vaj.

E ashtuquajtura HDL, e cila në një pjesëmarrje shumë më të lartë gjendet në vezë, ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e drejtë të metabolizmit tonë.

Kur kësaj i shtojmë edhe një grusht vlerash të tjera ushqyese të këtij ushqimi, nga të cilat vlera e lartë biologjike e proteinave është një nga më të rëndësishmet dhe, përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve të vlefshme, arrijmë në faktin se veza është pothuajse një ushqim perfekt.

Vezët janë të mirëseardhura në pjatën tonë, na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe janë të pasura me vitamina A, B6, B12, selen. Vezët përmbajnë aminoacide që ndërtojnë dhe rinovojnë qelizat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.