Fundamenti

Elvana e pandalshme, e ka gati videoklipin e ri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një prej këngëtareve më të mira shqiptare është në përfundim të projektit të saj të ri.

Nga burime të sigurta thuhet se Elvana ka përfunduar këngën e saj të re, që natyrisht është punuar si zakonisht nga ‘ThreeDots’ me në krye producentin dhe këngëtarin, Flori Mumajesi. Ky projekt është menduar të lançohet si surprizë për publikun, pa i zbuluar detajet.

ARKATANA

Edhe videoklipi është përfunduar dhe atë e ka punuar Max Production, me regjisor Bledi Kalivacin, i njëjti produksion që ka punuar në projektin e Dafina Zeqirit, së fundmi i fshirë nga YouTube.

Ky projekt i ri i Elvanës do të vijë para një fushate promocionale për AlbTelecom dhe një vere të suksesshme me këngën “Puthe”, që arriti të futet në top 10 të këngëve më të klikuara të kësaj vere.