Eko Higjiena

Në tre vjetorin e vdekjes përkujtohet veprimtari Njazi Kadriu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sot, më 4 tetor 2014, u bën 3 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Kryesia e Lëvizjes “Vatra”, dhe kryesia e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politik bënë homazhe tek varri i veprimtarit të qeshtjes kombëtare Njazi Kadriu.

Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Vatra”.

FIDANISHTJA

Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke ndodhur edhe UCK e UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.

Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë.

Gjatë homazheve evokuan kujtime për Njaziun nga Kryetari i të Burgosurve Politik në Gjilan, Sabit Rexhepi, Ramadan Dërmaku, Avni Veliu nga Lëvizja “Vatra” e Hysen Kadriu nga familja./rajonipress/

Mund të ju interesoj: