Mobi Casa

Haxhiu e lë vetëm PDK-në fajtore për vonesën në krijimin e institucioneve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka arsyetuar pse VLAN-i e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për të enjten që vjen.

Ajo thotë se përgjegjësinë për vonesën e formimit të institucioneve tash e gati katër muaj e mban vetëm PDK-ja.

FIDANISHTJA

“E kemi parë të arsyeshme që duhet t’i bëjmë ftesë, ose t’i japim ultimatum kryesueses që ta thërras seancën, pra po ia japim edhe një mundësi kryesueses që ta kryej detyrën e vetë. Por në qoftë se ajo këtë nuk e bën, kemi thënë që të enjten e ardhshme ne do të mblidhemi vetë”, tha Haxhiu për RK.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje të enjten u mblodhën në sallën e Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryesueses Flora Brovina për shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se ajo po ndjek agjendën e PDK-së. Por, pavarësisht kësaj, në kohën kur po bëhen gati katër muaj nga zgjedhjet nacionale, afati që Blloku i dha Brovinës për vazhdimin e seancës konstituive, ishte një javë, që bie ndesh me urgjencën për formimin e institucioneve.