UBT

Qyqarët edhe nga tragjeditë tentojnë të përfitojnë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përkitazi me reagimet e opozitës në Gjilan, konkretisht grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvend, po e japim këtë sqarim për opinionin publik: Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të gjimnazistit Blend Selmani ka shkuar për ngushëllime në familjen Selmani.

Më pas, përmes faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit është deklaruar për këtë çështje duke e ngushëlluar familjes Selmani, dhe të gjithë gjimnazistët, duke e cilësuar si një ditë të zezë për Gjilanin.

E ritheksojmë se deklarimi i kryetarit Haziri për këtë tragjedi ka qenë i menjëhershëm dhe për ta vërtetuar këtë, mund të klikoni në vegëzen në faqen zyrtare e Komunës (http://kk.rks-gov.net/gjilan/Neës/Haziri–Sot,-nje-e-marte-e-zeze-per-Gjilanin!.aspx).

FIDANISHTJA

Por, merreni me mend se deri ku shkon qyqarllëku i degës së PDK-së në Gjilan: edhe në tragjedi mundohen të bëjnë politikë dhe të shpifin në mënyrën më bajate, duke u munduar të përfitojnë e t’i mashtrojnë qytetarët.

Gjilanasit më nuk mashtrohen nga gënjeshtrat e PDK-së. Ata ua treguan vendin në zgjedhjet lokale, duke i ndëshkuar në mënyrë spektakolare, ndërsa në ato nacionale edhe më keq – duke i zhvendosur në vendin e tretë.

Edhe njëherë, përmes këtij sqarimi, Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani, duke i lutur që të bëhen të fortë e të durueshëm, duke u lutur po ashtu që Zoti thuhet në reagimin e zyrës për informim të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.