UBT

Daka: Reformimi i KQZ-së peng i zgjedhjeve të shpeshta

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Institucioni, të cilin Kushtetuta e obligon t’i organizojë zgjedhjet, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk po arrin t’i përfundojë reformat e brendshme, pasi po i duhet gati çdo vit të organizojë zgjedhje në vend. Kështu ka thënë kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka.

Në një intervistë për televizionin Rrokum, Daka po ashtu tha se institucioni që ajo drejton, sa i përket organizimit të zgjedhjeve, është më përpara se institucionet e njëjta të rajonit. Por, jo edhe sa i takon stafit të brendshëm. Krejt kjo, sipas saj, si rezultat i shpalljes së zgjedhjeve të shpeshta në vend.

Mirëpo, Daka foli edhe për pamundësinë e përfundimit të projekteve që ajo i kishte planifikuar me ardhjen e saj në krye të KQZ, siç është edhe reformimi i këtij institucioni

Mobi Casa

Por, thotë se në rast se shpallen edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, KQZ është e gatshme ta kryejë obligimin e vet kushtetues.

Daka rikujton se KQZ, për zgjedhjet e 8 qershorit i ka shpenzuar 4.5 milionë euro, e po kaq pare do të duheshin edhe në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja. /TV Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.