Mobi Casa

Kadaj- Bujupi: Nuk e votojmë kryeparlamentarin e PDK’së kushdo që është ai

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Anëtarja e Kryesisë së AAK’së njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, ka thënë se deputetët e partive të bllokut nuk do ta votojnë kandidatin e PDK’së për kryetar të Kuvendit.

Ajo ka thënë se vota e bllokut është për Isa Mustafën. Kadaj- Bujupi është shprehur e bindur se pas dështimit të PDK’së blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV do ta konfirmojnë Isa Mustafën kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Hidromorava

Ajo ka thënë se kushdo që kandidohet nga PDK për kryetaparlamentar është i “djegur”. /Epoka e Re /