Hidromorava

Xhaka fiton për ditëlindje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka e ka festuar me fitore ditëlindjen e 22-të, të shtunën (dje). Futbollisti i Borussia Monchengladbachut, ka arritur fitore me skuadër e tij duke e mundur Paderbornin në udhëtim me shifrat 2:1.

Futbollisti nga Prishtina në ndeshjen e cila i takoi xhiros së gjashtë të Bundesligës, luajti 90-minuta ndërkohë që për Paderbornin u aktivizua në pjesën e dytë edhe kosovar tjetër, Alban Meha.

Mobi Casa

Borussia me këtë fitore ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë të tubuara kurse Paderborni renditet e nënta me nëntë pikë.