Ndërhyrja e jashtme dëshmon pafuqinë e brendshme
Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, Kosova kishte mundësinë që t’i krijojë institucionet e reja pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Por këtë, nuk po e arrin ta bëjë as pas tre muajsh nga verifikimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kështu, edhe këtë radhë ndërhyrja nga jashtë shihet si e pashmangshme.
Ndërhyrja e mundshme e ndërkombëtarëve në tejkalimin e krizës institucionale, sipas njohësve politikë, dëshmon se liderët vendorë janë të paaftë që vetë të gjejnë zgjidhje për të dalë nga ngërçi. /Tribuna /


