Uji Dea

Remi: Nuk e duam LDK-në, por na duhen numrat e saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe deputeti Rrustem Mustafa- Remi, gjatë debatit në Argument Plus të RTV21, me Sadri Feratin e LDK-së, shprehu bindjen se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndryshojë qëndrim dhe do të hyjë në koalicion me PDK-në. “Nuk është se e duam LDK-në, por është parti që i ka numrat dhe përputhet me ne”, tha ai.

Mustafa tha se PDK nuk frikësohet të jetë në opozitë, por se i takon të krijoj institucionet.

“Qytetarët e presin më lehtë nga fituesi kësaj radhe formimin e qeverisë, se sa katër ose pesë parti humbëse të këtyre zgjedhjeve”, tha Mustafa.

Ai është optimist se LDK do të ndryshoj mendje, pasi ripërsëriti se marrëveshja me Bllokun ishte bërë në afekt. E gjithë, kjo sipas tij, pas humbjes së zgjedhjeve dhe fitores së PDK-së.

Ndaj kësaj reagoi Sadri Ferati nga kryesia e LDK-së, që tha se LDK-në e duan të gjithë, por ajo nuk e do PDK-në.

“LDK-në e duan të gjithë si partner, se ka qenë konstruktive dhe e ka vënë interesin e shteti para të gjithave. Ndihemi të nderuar që e jemi të kërkuar për partneritet, por ne tani kemi këtë qasje. Pra, përfundimisht e kemi atë që e kemi nënshkruar dhe të shkojmë më tutje”, tha Ferati.

ARKATANA

Për këtë, replikoi Remi, duke thënë se nuk është që e duan LDK-në.

“Nuk është se e duam LDK-në, por është parti që i ka numrat dhe përputhet me ne”, tha ai.

Ndërsa Ferati tha se “I bën mirë edhe PDK-së një mandat në opozitë. Ne e shohim se sa na ka bërë mirë si LDK mandati në opozitë. Na ka këndellë edhe tash po ecim më tutje”.

Ferati tha se LDK do të ndjek çdo mundësi legale për arritjen e qëllimit, i cili sipas tij është qeverisja e mirë e vendit.

Mustafa i ka tërhequr vërejtjen Bllokut VLAN, se e kanë shkel një herë ligjin, por këtë nuk guxojnë ta bëjnë prapë.

“Nuk guxojmë që të rrezikohen edhe një herë në mënyrë të organizuar, ta shkelim Kushtetutën”, tha Remi, i cili tha se pret reagimin e presidentes “për t’i zgjidh paqartësitë që janë mes nesh”. /Telegrafi/