Rona Nishliu rikthen faqen e saj në facebook
Njëra ndër këngëtaret me zërin më të bukur në skenën shqiptare, Rona Nishliu, duket se ka hasur në probleme me faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ndërsa vetë ajo sot (e enjte), ka bërë me dije për të gjithë fansat se tashmë problemet janë shmangur.
Ndër të tjera në mbishkrimin e Nishliut, mund të hasim edhe në një falënderim drejtuar fansave të cilët kanë bërë që faqja e saj në Facebook, të mbijetojë, transmeton Tribuna.
“Të dashur miq, Faqja ime në FB pas shumë problemeve e hakimeve ka arritur të mbijetojë falë të gjithë juve …Faleminderit që jeni pjesë e saj! Për gjithë të tjerët që në periudha problematike janë larguar, linku më poshtë ju fton t’i bashkoheni prapë”, ishte mbishkrimi i këngëtares, ndërsa poshtë këtij mbishkrimi mund të gjeni linkun, për t’u bërë përsëri pjesë e faqes së Rona Nishliut./Tribuna/

