UBT

Ymeri: Nuk kemi nevojë për zgjedhje, Blloku ka shumicën parlamentare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se nuk do të ketë marrëveshje me PDK’në dhe se kjo parti duhet ta kuptojë që është pakicë. Ai ka thënë në emisionin “Rubikon” të KTV’së se “këtë do ta mësonte PDK’ja nëse do mbahej një seancë ku edhe do të debatohej”

“Nuk do të ketë marrëveshje me PDK’në dhe PDK duhet ta kuptojë që është pakicë dhe nuk po do askush të bashkëpunojë me të, kjo është legjitime. Këtë do t’ia tregonim edhe nëse do të mbanim një seancë ku do të debatohej”, ka thënë Ymeri.

Duke folur për ndryshimet e Vetëvendosjes, ai ka thënë se “koncesionin më të madh VV e ka bërë kur ka hyrë në politikë”.

“Koncesionin më të madh e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje kur ka hyrë në politike. Mund të trajtohet në mënyra të ndryshme nëse jemi zbutë apo jo. Çështja është që edhe atëherë edhe tash i njëjti parim qëndron”, ka thënë veç tjerash Ymeri.

Uji Dea

Ai ka thënë se VV ka zgjedhur mjete të ndryshme për qëllimet e tyre politike.

“Nuk e shoh si ndryshim nëse vendosë me i shtu mjetet në strategjinë që e përdorë. Këtë e kemi përdorur si një mjet në qëllimin tonë politik”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje sepse Blloku e ka shumicën parlamentare.

“Në pozitën që jemi, nuk kemi nevojë për zgjedhje sepse kemi shumicën parlamentare”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.