ARKATANA

“Profesionisti” manipuloj publikun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Jehona Hyseni – Si kryesuese e Komitetit për Zhvillim Ekonomik për hir të opinionit publikë ndiejë obligim që të sqarohem rreth asaj që kolegu “profesionalist” (Agron Shurdhani) është shprehur për mënyrën e funksionimit të këtij komiteti, sepse e gjithë kjo që është thënë është e pa bazë.

Për kohën e mbajtjes së mbledhjeve të KZHE, materialin për mbledhje të komitetit të gjithë anëtarët e KZHE e marrin me kohë brenda afatit të paraparë ligjorë, e jo si ka deklaruar kolegu se kinse materialin e marrin dy ditë para mbajtjes së mbledhjes. Të gjithë anëtarëve materiali u dërgohet në selinë e subjekteve politike prej nga vijnë.

Nuk është e vërtet ajo çfarë është thënë, se nuk u jepet hapësirë anëtarëve të komitetit që të japin kontributin e tyre profesional.

Më habit fakti se si kolegu “profesionist” kur është prezent në takimet e këtij komiteti, nuk i shpreh shqetësimet e tij rreth funksionimit të KZHE, rreth jo profesionalizmit të kryesueses, kohës së mbajtjes së takimeve, dërgimit të materialit etj.. Apo ndoshta nuk i paraqet për faktin se e din që nuk janë të vërteta këto që i ka thënë në portale vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes së qytetarëve.

KKVITI

Nga kolegu “profesionalist” kërkoj që vetëm një herë në një takim të komitetit të vijë me një propozim për ndonjë projekt konkret e që është në interes të qytetarëve, pasi që deri më tani një gjë të tillë nuk e ka bërë në asnjë mbledhje të komitetit.

Dhe krejt në fund, pa dashur që të merrem me këtë, kërkoj që kolegu me profesionalizmin e tij të paktën një herë ta merr në dorë dhe ta lexoj Rregulloren për Kompetencat Përgjegjësitë dhe Punën e Komiteteve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, sepse po vet ky ”profesionalisti” është i vetmi anëtarë që në çdo takim të komitetit mundohet që mos ta respektoj këtë rregullore.

Jehona Hyseni Gjilan
Kryesuese e KZHE