UBT

E grabisin dhe e plagosin shqiptarin në vendin e punës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Tre grabitës e kanë sulmuar duke e goditur me një shishe birre 29 vjeçarin Besim B, punëtor në një pompe benzine në Neufeld (Austri). Derisa Besimi ishte duke bërë llogaritjen e pazarit të ditës dhe kioskën e pompës së benzinës rreth orës 20, tre të rinj kane trokitur në dritare dhe kanë kërkuar birrë.

Ai i lejoi dy të rinjtë të hynin në kioskë ndërsa jashtë mbeti një vajzë që ishte me ta. Ndërsa ai po e vazhdonte bërjen e llogarisë, papritur njëri prej tyre e godet me shishe birre duke e rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Kur shqiptari erdhi në vete ai alarmoi policinë ndërkohë që treshja e pamaskuar e grabitësve tashmë ishte larguar.

Ata kishin marrë me vete gjithë pazarin e ditës, gjegjësisht 3000 euro.

Mobi Casa

Besimi ka pësuar lëndim në kokë dhe një plagë të shkaktuar nga therja me thikë në qafë.

Tre sulmuesit kishin qenë të moshës 20 deri 25 vjeçare dhe nuk i ka parë kurrë më parë, ka thënë i sulmuari.

albinfo.ch