Uji Dea

Ardit Gjebrea: Në Shqipëri nuk ka VIP-a, jemi vetëm numra

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ardit Gjebrea, drejtuesi i programit “E diela shqiptare”, shprehet se në Shqipëri nuk ka VIP-a.“Unë jam një person si gjithë të tjerët.

Gjërat e mia nuk dua t’i ndaj me publikun, sepse nuk kanë pse të dinë e pse të duan.

Unë jam njësoj si ata.

Mua njësoj më bëhen këpucët me pluhur, njësoj ma hedh makina ujin kur bie shi, njësoj më mbyt ajri i Tiranës, siç mbyt edhe qytetarët e tjerë.

Pra, jam i mendimit se Shqipëria nuk ka VIP-a që bëjnë jetën e një VIP-i.

Askush këtu nuk mund të jetë VIP, për kushtet që të ofron Shqipëria.

Unë banoj në një apartament që është normal në Tiranë, si të gjitha apartamentet e tjera.

Mos kam vilën që ka Jay Z?

Mobi Casa

Mos bëj jetën që bëjnë ata me avionë privatë?

Përkundrazi! Vetëm kur kam qenë i sëmurë kam udhëtuar në biznes klas.

Nuk kam shofer dhe vetë shkoj dhe laj makinën tek lavazhi, s’ma lan njeri tjetër.

Mua shpesh më vjen të qesh kur artistët thonë: “Unë si VIP…”,” sqaron Gjebrea për GSH.

“Ne jemi numra!

Kam reflektuar gjatë dhe kam arritur në këtë përfundim. Të gjithë jemi numra.

Unë punoj që të kem një numër sa më të madh shikuesish, të tërheq një numër sa më të madh sponsorësh, ndaj jam një numër. Një politikan varet nga numri i votuesve, një doktor nga numri i pacientëve, një gazetar nga numri i kopjeve të shitura të gazetës, pra të gjithë jemi numrta”, shpjegon ai.

I pyetur nga GSH se pse shkon mirë me të gjithë politikanët, ai sqaron: “Sepse unë nuk kam pasur ndonjëherë nevojë për politikën. Nuk kam pasur asnjë interes dhe s’kam kërkuar asgjë prej tyre, ndaj ndoshta jam dhe miku i tyre”.