KKVITI

Kosumi merr pjesë në Samitin e Paqes në Seul

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosumi merr pjesë në Samitin e Paqes në Seul, nënshkruhet Deklaratë për ndaljen e luftërave.Ish-Kryeministri Bajram Kosumi po merr pjesë merr pjese ne samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili po mbahet për herë të parë në Seul te Koresë, nga 16 deri me 19 shtator.

Në Samit marrin pjesë personalitete të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, në mesin e të cilëve edhe Emil Constantinescu, ish-President i Rumanisë, Stipe Mesiq, ish-President i Kroacisë, R. Mejdani, ish-President i Shqipërisë, G. Ahrent, ish Kryeministër i Irlandës, Haris Silajdjic, ish-President i Bosnjë e Hercegovinës e shum lider ëtë tjerë politikë e fetar nga mbarë bota nënshkruan deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi Kosumi takoi shumë ish presidentë, ish kryeministra dhe liderë të lartë fetarë nga mbarë bota. Ne njërën prej seancave Kosumi e mbajti fjalimin e tij, ne te cilin foli për përvojën e Kosovës dhe zhvillimin e saj nga një zonë krize në një vend të lirë. Më 18 shtator liderët pjesëmarrës nënshkruan Deklaratën e Paqës, midis te cilëve edhe Kosumi.

Në këtë samit po marrin pjesë edhe E. Konstantinesku, ish-President i Rumanisë, S. Mesic, ish President i Kroacisë,R. Mejdani, ish-President i Shqipërisë, G. Ahrent, Ish-Kryeminister i Irlandes, H. Silajdjic, ish President i BeH e shume liderë te tjerë politikë e fetarë nga mbarë bota, nënshkruan Deklaratën për Paqe dhe për ndalim e luftërave.