Eko Higjiena

PDK: E drejta jonë për kryetar të Kuvendit, e patjetërsueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje që në seancën e sotme nuk u mundësua konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si një obligim i dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 8 Qershorit.

Në një komunikatë të lëshuar nga PDK, thuhet se njëkohësisht, Partia Demokratike e Kosovës shprehet kundër vazhdimit të qasjes bllokuese të procesit të themelimit të institucioneve shtetërore nga ana e Bllokut opozitar.

“Partia Demokratike e Kosovës, rikujton se duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO 119/14, si dhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit, e drejta për të nominuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit paraqet një të drejtë të patjetërsueshme dhe të patransferueshme të Grupit Parlamentar të PDK-së, si grupi më i madh parlamentar në Kuvend”, thuhet në komunikatë.

Uji Dea

Në këtë drejtim, Partia Demokratike e Kosovës shprehë besimin se vazhdimi i seancës konstituive do të ndodh shpejt dhe se deputetët do të reflektojnë drejtë për përgjegjësinë që kanë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentet tjera relevante, të cilat i garantojnë ekskluzivisht Grupit Parlamentar të PDK-së, nominimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit.

“Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend dhe me besimin më të madh qytetar, do të vazhdojë të luaj rol konstruktiv dhe proaktiv në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore dhe fton edhe partitë tjera parlamentare që të heqin dorë nga bllokada institucionale dhe t’i hapin rrugë bashkëpunimit për daljen nga ngërçi politik. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se konstituimi sa më i shpejt i Kuvendit, si institucioni më i lartë shtetëror, është në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe është hap i domosdoshëm për të mundësuar krijimin e Qeverisë së ardhshme, në pajtim me vullnetin e qytetarëve tanë”, përfundon komunikata e PDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.