Pajaziti: Nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të PDK-së për zgjedhje të parakohshme
Nëpër media ka qarkulluar sot një lajm se deputetët e PDK-së kanë paraqitur kërkesën në Këshill të Përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme dhe koha kur duhet të shkojë vendi në zgjedhje është në maj ose në qershor të këtij viti. E gjithë kjo kinse për arsye se ky koalicion qeverisës duhet të prishet.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke thënë se nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar të PDK-së në lidhje me këtë çështje.
Ai në një prononcim për Indeksonline thotë se nuk dëshiron që të prononcohet më shumë në lidhje me këtë çështje pasi nuk është diçka që e ka thënë vet PDK.
“Nuk kisha dashur të prononcohem për diçka që nuk kemi kurrfarë lidhje. Sot është e hëne sapo e filluam javën, as nuk kemi mbajtur ende mbledhje për këtë javë dhe as nuk kurrfarë qëndrimi. Ne e kemi pasur mbledhjen e këshillit drejtues të partisë dhe krejt çka kemi pasur si parti e kemi thënë në këtë këshill”, ka thënë Pajaziti./Indeksonline/


