Fundamenti

Bleona thotë se edhe ambasada amerikane ia rregulloi për pak orë pasaportën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja Bleona Qerreti ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë rregulluar pasaportën brenda disa orësh. Qerretit iu ishin vjedhur dokumentet e udhëtimit në Itali, javën e kaluar.

Këngëtarja kishte treguar se të shtunën e kaluar shteti shqiptar ia kishte rregulluar për disa orë pasaportën. Tani ajo thotë se këtë e ka bërë edhe ambasada amerikane në Tiranë, pasi Bleona është edhe shtetase amerikane.

UBT

“Një falënderim i madh për ambasadën amerikane në Shqipëri, e cila më ndihmoi të marrë pasaportën për disa orë. E lumtur që morra të gjitha dokumentet e udhëtimit. E gëzuar që jam e lumtur. Fillim nga zero” ka thënë ajo.