Asociacioni, bombë që po i kurdiset Kosovës, fitili në Beograd
Tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit janë shtuar presionet e vazhdueshme nga Beogradi dhe Listës Serbe në Kosovë, së fundi është bërë temë serioze dhe alarmante edhe në shtypim prestigjioz gjerman, alarmuar për rrezikun që paraqet Asociacioni i komunave serbe për shtetësinë e Kosovës.
SHTYPI GJERMAN ALARMON PËR RREZIKUN QË I KANOSET REPUBLIKËS SONË
Ibrahimi: Institucionet lehtësisht po e injorojnë rrezikun, që i kanoset shtetit me ndarje
“Është fakt nxënia e pushtetit të Kosovës në krim dhe korrupsion dhe presioni mbi ta po rritet për të pranuar një gjë anormale. Asociacioni duhet të kundërshtohet nga populli. Kosova nuk duhet në asnjë rast të pranojë Asociacionin. Dhe, mënyra për të mos e pranuar këtë ka mjaft. Faktori kryesor i raporteve me Serbinë duhet të jetë dhe është vetëm reciprociteti”, është shprehur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi
Tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit janë shtuar presionet e vazhdueshme nga Beogradi dhe Listës Serbe në Kosovë, së fundi është bërë temë serioze dhe alarmante edhe në shtypim prestigjioz gjerman, alarmuar për rrezikun që paraqet Asociacioni i komunave serbe për shtetësinë e Kosovës. Këto medie e cilësojnë Asociacionin serb si një shtet brenda shtetit, kurse krerët e institucioneve të shtetit tepër frikshëm po zotohen së fundi për themelimin e së njëjës krijesë “bombe” në dorën e Serbisë fashiste, që e vendos Kosovën në kondita të njëjta të rrezikshme me Republikën Serbe të Bosnjës. Tani me të drejtë del edhe pyetja se pse është duke e nënçmuar Qeveria e Kosovës peshën e rrezikshme që ka për sovranitetin e stabilitetin e shtetit themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nën presionin e pandalshëm të Listës Serbe dhe të Beogradit përmes “leopardit” në hapësirat e Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.
Salihaj: Në shumë segmente të shtetësisë, serbët kanë fituar një lloj autonomie
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, këtë pasojë ia atribuon marrëveshjes së dëmshme dhe shumë të pakujdesshme të nënshkruar me palën serbe që në vitin 2013 nga ish-kryeministri Thaçi në Bruksel. “Marrëveshjet e Brukselit vazhdimisht i kanë bërë koncesione të rrezikshme Serbisë. Ato pothuajse përherë kanë marrë diçka nga shtetësia e Kosovës, pa dhënë asgjë. Në shumë segmente të shtetësisë, serbët kanë fituar një lloj autonomie, e cila cenon rregullimin kushtetues të Kosovës, siç janë policia, prokuroria dhe gjyqësia regjionale për veriun, pastaj autonomia në shëndetësi, arsim, ekonomi, çështjet e furnizimit me energji, ujë, shërbime komunale, telefoni mobile, kanë fituar një financim ekstra nga taksat doganore, përgjegjësi këto, të cilat nuk i kanë fare komunat me shumicë shqiptare. Kjo tregon se tashmë autonomia e serbëve në Kosovë po shkon drejt rritjes dhe forcimit, duke paraqitur rrezik serioz për shtetin e brishtë të Kosovës”, theksoi Salihaj për “Kosova Sot”.
Ndryshe, eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se me të dejtë tani edhe vendet e tjera, sikur është shteti gjerman, shtypi i atjeshëm, po e marrin me shqetësim krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ngase përvoja e Bosnjës ka treguar se cilat do të jenë pasojat. “Se Asociacioni është i rrezikshëm, e kam thënë edhe shumë herë të tjera. Asociacioni nënkupton de-fako dhe de-jure krijimin e një shteti serb në Kosovë. Nga plani i nënshkruar nga Thaçi në vitin 2013 dalin këto elemente të shtetit nga Asociacioni, dhe ato janë: territori, pushteti shtetëror dhe popullsia. Territori përcakton komunat e veriut dhe komunat serbe të organizuara në Kosovë. Ky territor e ka një popullsi dhe ajo është mbi 80% serbe, dhe pushteti konsiston në faktin se te Asociacioni ku kemi bord, kryesi dhe kryetar, Kuvend të Asociacionit, administratë dhe organet e rendit dhe të drejtësisë. Këtë strukturë të pushtetit dhe përgjegjësive e ka nënshkruar Thaçi në vitin 2013 dhe e ka pranuar me vota Kuvendi i Kosovës. Këto janë faktet që edhe në gazetën ditore “Frankfurter allgemaine Zeitung”, të datës 11.02.2017 në mënyrë precize numërohen këto elemente të shtetit dhe natyrisht krahasohet me Bosnjën e Hercegovinën”, theksoi Kelmendi. Sipas Kelmendit, tash pushteti i Kosovës po mundohet t’u ikë këtyre fakteve. “Këto elemente janë pasoja, për të cilat politika mund të përgjigjet në të ardhmen”, shprehet ai: “Në një është fakti i nxënies së pushtetit të Kosovës me krim dhe korrupsion dhe presioni mbi ta për të pranuar një gjë anormale”. Ai shton se kjo çështje duhet të kundërshtohet nga populli. “Kosova nuk duhet në asnjë rast të pranojë Asociacionin. Dhe, mënyra për të mos e pranuar këtë ka mjaft. Po theksoj se faktori kryesor i raporteve me Serbinë duhet të jetë dhe është vetëm reciprociteti”, është shprehur Kelmendi.
Badallaj: Qeveritarët duhet të jenë të sinqertë me popullin
Edhe analisti politik, Albrim Badallaj, thotë se realisht, pas vitit ’99 në Kosovë është folur me fokus për të drejtat e minoriteteve, me theks të veçantë tek serbët, thuajse lufta e fundit dhe ndërhyrja e NATO-s është bërë për t’iu garantuar të drejtat atyre, kur dihet që shqiptarët kanë qenë viktimat e vërteta, para dhe gjatë luftës. “Kosova është dashur dhe duhet që ta shtrijë juridiksionin e saj në çdo cep të territorit të saj, pa u mërzitur se a po integrohen apo jo qoftë edhe serbët dhe ata që nuk i përfillin ligjet e njëkohësisht organizojnë jetë institucionale paralele nën tutelën e një shteti tjetër duhet të dënohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Nëse Asociacioni është një OJQ e thjeshtë, ashtu siç po tentohet të na paraqitet, atëherë pse asaj po i kushtohet kaq vëmendje dhe pse ka arsye të kalojë në Kuvendin e Kosovës, e njëkohë- sisht pse po bëhet kaq presion nga Lista Serbe. Kjo logjikë e përdorur, për t’iu hedhur hi syve të qytetarëve është e rrezikshme, e papranueshme dhe tejet e shpifur, meqë është në pyetje territori i vendit”, shprehet Badallaj. Ai gjithashtu konsideron se qeveritarët duhet të jenë të sinqertë me popullin se pse po ekziston një presion kaq i madh për


