Uji Dea

Një dashuri e re gjermane

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nga Lumir Abdixhiku – Përtej simbolikës përfaqësuese që megjithatë bëhet e këndshme dhe e mirë sa herë që një vend i vogël e i rënduar si ky yni e kalon, Konferenca e Berlinit i hapi Kosovës, dhe rajonit gjithsesi, një portë të re partneriteti; një mundësi për bërje të aleancës me shtetin pa dyshim më të rëndësishëm ekonomik, politik e strategjik që ka Evropa sot – me vetë Gjermaninë. Në këtë mundësi Kosova duhet të zëvendësojë shpejt e mirë dominimin ekonomik të Turqisë që përveç marrëveshjeve e allishverisheve me klasën zaptuese politike, nuk ka sjellë asgjë të re për ne.

FIDANISHTJA

-1-
Konferenca e Berlinit, kjo e sivjetshmja, për dallim nga ajo e njëqind e tridhjetë e gjashtë viteve më parë, na dha kryevëmendje – të dy shteteve shqiptare. Na bëri faktorë duke e trajtuar Kosovën si vend të barabartë me secilin shtet