Ymeri: Opsioni më i mirë për Kosovën, krijimi i qeverisë mes Bllokut dhe VV
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo javë do të duhej të ishte “java kur do ta kuptonim qëndrimin e LAN përballë Vetëvendosjes”.
“Kjo javë do të duhej të ishte java kur do të duhej ta kuptonim qëndrimin e LAN’it karshi marrëveshjes me Vetëvendosjen. Presim që ta kemi një formalizim të marrëveshjes me bllokun opozitar dhe në momentin që ta finalizojmë këtë marrëveshje do ta kemi një koordinim të aktivitetit tonë në Kuvend”, ka thënë Ymeri në “Zona B” të Klan Kosovës.
“Do të kishte qenë mirë të formalizohej marrëveshja para seancës së 12 shtatorit. Opsioni i vetëm më i mirë për Kosovën mbetet krijimi i qeverisë mes bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri.


