UBT

Grabovci paralajmëron zhvillime të reja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, vazhdon të mbetet enigmë nëse PDK-ja do t’ia dalë të sigurojë numrat për të zgjedhur kryeparlamentarin nga radhët e saj e më pastaj edhe të fitojë mandatin për krijimin e qeverisë.

Pavarësisht faktit se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të lëshojnë pe dhe se ata do të krijojnë institucionet, në PDK janë optimistë se deri të premten, kur mbahet seanca e Kuvendit, gjërat do të ndryshojnë në favor të tyre.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë lajme të reja”, por pa bërë të ditur asgjë konkrete.

Në anën tjetër, nënkryetari tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar në media se “presim të votohet Kryeparlamentari i PDK-së ashtu siç parashihet në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Mirëpo, deri më tash s’kemi biseduar me asnjë parti politike pasi dihet pozicioni i tyre bllokues edhe ndaj formimit të institucioneve. Si fituese, PDK është e gatshme edhe për zgjedhje të reja”, ka thënë Krasniqi, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, Flora Brovina, tha se seanca e 12 shtatorit do të jetë e vështirë.

Ndryshe, pas takimit të sotëm (të hënës) ndërmjet liderëve të partive të Bllokut, LDK-AAK-NISMA, është bërë e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se nëse do të arrihej një marrëveshje me VV-në do të ishte marrëveshje parimesh dhe jo ndonjë marrëveshje e plotësimit të kushteve të njërës ose tjetrës palë.

“Nuk kemi kushte nga Vetëvendosja. Ne kemi diskutuar për parime dhe deri tani i kemi përafruar qëndrimet për të cilat po punohet që të shkohet edhe më tutje”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.