Mobi Casa

Konjufca: Është gjynah të shkohet në zgjedhje të reja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se VV nuk është kundër zgjedhjeve, por që do të ishte gjynah të shkohej në zgjedhje të reja. “Kur ekziston marrëveshja mes disa partive, një gjykatë del e kapur nga pushteti që thotë se më të rëndësishme janë 37 vota sesa 67”

Sipas tij, kur PDK i kishte e zhvlerësonin interesin e qytetarëve. “Thoshin shumica ka vendos për diçka. E tash kur tjetra palë e ka shumicën, i referohen zgjedhjeve”.

Ai ka folur edhe për luftimin kundër terrorizmit dhe arrestimet e fundit.

“Tri rreziqet më të mëdha janë bisedimet me Serbinë, rreziku u dytë janë të gjitha ato ideologji duke u nis nga ato fetare siç është rasti i ekstremizmit fetar ekstrem i islamit, të cilat i shkatërrojnë shtyllat e kombit shqiptar me një identitet që e sfidon identitetin e kombit shqiptar”.

Nuk do të qeverisim si Hashim Thaçi

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës Glauk Konjufca në emisionin e mëngjesit në Urban FM ka thënë se nëse bien dakord me bllokun opozitar LDK-AAK e Nisma, do të jetë një qeverisje e re në Kosovë, jo si ajo e Hashim Thaçit.

ARKATANA

“Nëse dakordohemi me bllokun do ta vazhdojmë negociata të tjera, për ta detajuar çdo hollësi të programit bashkëqeverisjes”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, deri më tash sa kanë zgjatur bisedimet me bllokun më së shumti janë dakorduar se çka nuk duhet bërë me tutje ajo se çka ka ndodh me Hsashim Thacin

“E kam fjalën me bisedimet me Serbinë kur pala kosovare ka lëshuar pe. Boll më”, ka thënë ai.

“Duhet ta rishqyrtojmë edhe procesin e privatizimeve që kanë ndodhur deri më tash, duhet hetuar e hulumtuar se si ka ndodh ato privatizime. Mos ka fituar ndonjë politikan pahiri”.

Ai ka sqaruar se VV është kundër bisedimeve me Serbinë aty ku e ka lënë Hashim Thaçi, e jo komplet bisedimeve.

“Kur kemi thënë në vitin 2007 se jemi kundër negociatave dhe prapë në vitin 2011, ne jemi kundër negociatave pa parime gjithmonë si atëherë e si tash. Ne nuk do ta pranojmë kurrfarë dialogu kur na thërrasin në telefon e na thonë se duhet ta vazhdojmë dialogun atje ku e ka lënë Hashim Thaçi. Sistemin e drejtësisë në veri e ka lënë në gjysmë Hashimi”.