ARKATANA

Tranzicioni i papërfunduar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para dy vjetësh, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet kushtetuese me të cilat përmbyllej faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Ajo ditë, ishte cilësuar si historike dhe përcaktuese për Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Pakoja ligjore, parashihte ndryshime në 22 ligje dhe amendamentime kushtetuese me atë të cilave bëhej i mundur tranzicioni nga ndërkombëtarët tek institucionet e Kosovës.

Ky tranzicion është pritur të përmbyllet nga qershori i vitit 2014. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe Kosova, faktikisht ka mbetur ende në një lloj mbikëqyrje ndërkombëtare. Florent Muçaj, nga Instituti për Studime Kushtetuese e Parlamentare i përfshirë në gjithë procesin e ndryshimeve ligjore mendon se zbatimi i pakos së ligjeve që parashihnin tranzicionin ishte mjaftë i brishtë dhe mbetet i papërfunduar.

United Hospital

Ai veçon dy raste që e dëshmojnë tranzicionin e papërfunduar nga ndërkombëtarët tek institucionet e vendit. “Akoma kemi një mbikëqyrje ndërkombëtare faktike të papërfunduar, sepse akoma Auditori i Përgjithshëm është ndërkombëtar e po ashtu edhe gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, së fundit u është vazhduar mandati nga presidentja”, ka thënë Muçaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.