Fundamenti

Ese nga libri i Rrustem Gecit- „Një jetë domethënëse“ kushtuar intelektualëve të Roganës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjuha zhvillohet duke jetuar, ajo rritët nëpër shkëmbinjtë oral dhe të shkruar , e gjelbër, me lule, e lagësht. Atë e rritë dashuria dhe fryma jonë nëpër kohë!..

Shkrimtari, Xhavit Kryeziu

Gjuha zhvillohet duke jetuar, ajo rritët nëpër shkëmbinjtë oral dhe të shkruar , e gjelbër, me lule, e lagësht. Atë e rritë dashuria dhe fryma jonë nëpër kohë!..

Intelektuali

Është e ndaluar të mos i besosh jetës dhe historisë tënde, Është e ndaluar të mos e ndihmosh popullin tënd kur ai ka nevojë. Është e ndaluar të mos e ndjekësh frymëzimin që atë ta shkruash, që gjaku të mos humbet e harrohet. Një pikë gjak për liri, dhe një pikë ngjyrë për ta shkruar atë, i bëjnë nder kombit dhe historisë. E fillova këtë ese për Xhavit Kryeziun, albanologun, shkrimtarin, dhe ushtarakun, me një varg të Nerudës, E ndaluar është të mos bësh luftë për liri dhe të mos arsimohesh, se luftërat për liri janë të domosdoshme.

Xhavit Kryeziu, tërë shekullin e punës së tij, për 40 vjet rresht, ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja në të gjitha fazat e shkollimit. Punoi me zemër e me shpirt në klasat e ulëta të fillores, në ciklin e lartë të mësimit lëndor të fillores, në shkollat e mesme dhe në universitet, me një qëllim e synim, që të zhdukë terrin, analfabetizmin e të kaluarës shekullore, për një të ardhme më të mirë e më të lumtur.

Koha dhe rrethanat shoqërore imponuan angazhim të jashtëzakonshëm të intelektualëve tanë që të funksionojë sistemi i shkollimit edhe në këto troje, edhe atëherë kur kanosej rreziku i shuarjes së tij. Kështu, për ta mbajtur gjallë gjimnazin në Hogosht se aty ku hapet një shkollë- mbyllet një burg, udhëtonin nga Dardana profesorët: Januz Sylaj, Faik Shkodra, Izet Surdulli, Zekë Jusufi, Xhavit Kryeziu e shumë të tjerë, të angazhuar deri në shkallën e sakrifikimit vetëm e vetëm në interes të dritës e diturisë liridashëse kombëtare. Pikësynim i tij ishte ligjërimi i qartë, komunikimi i drejtpërdrejtë me nxënës e studentë në përvetësimin e njohurive e shkathtësive të reja dhe aplikimin e tyre në jetë.

Uji Dea

Me Xhavitin njihemi që nga fëmijëria. Jeta e të gjithë nxënësve, studentëve, dhe intelektualëve të Roganës, në moshën tonë të bardhë, thuaja s´e ishte e njëjtë. Xhavitin e njoh si poetin më serioz të Roganës. Si nxënës i Normales në Gjilan, në vitet 1962 – 1965, Xhaviti kishte të botuara rreth 20 poezi në gazetat dhe revistat e kohës si: “Flaka e Vëllazërimit”, “Zëri i Rinisë”, „Rilindja“ etj. Përplasjet e dallgëve të jetës janë trazira të paparashikuara. Gjuha, kultura, arti, krijohen duke jetuar. Frymëzimet nga historia jonë monumentale, nga dita në ditë po bëheshin pjesë e jetës së jetuar.

Zinxhirët e mentalitetit osman shtrëngonin nga brenda, të mos lëvizej përpara, këtë e mëtonte dhe armiku, që vëzhgonte nga afër çdo lëvizje të fshatit dhe qytetit të Kosovës. Fryma e së përjetshmes, edhe pse e pa frymë, mbetet e pandalshme. Xhavit Kryeziu, u ngrit bashkë me zinxhirët e kohës nëpër këmbë, të mbushë mendjen e shpirtin e tij me dije. Dhe ashtu ndodhi. Formimi i një intelektuali, shkrimtari, publicisti, do kohën e vet të domosdoshme. Ne ishim si lulet e egra të shkëmbit më thotë Xhaviti. Varfëria ishte mur i trashë, dhe herë-herë e papërballueshëm.

Xhavit Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Roganë, të Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe, në Prizren (1968), fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes ( të ashtuquajtur ), Popullore.

Shkrimtari, Xhavit Kryeziu, ka kohë që merret me krijimtari, dhe është njohës i mirë i gjuhës shqipe. Ai deri më tash ka botuar këto libra ; 1 . Shkolla fillore “Metush Krasniqi” e Roganës, 1945 – 2000, me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe). 2 . Shkolla fillore “Metush Krasniqi” e Roganës, 2000 – 2005 (II), me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe). 3 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) I, Gjilan, 2006 (126 faqe). 4 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) II, Gjilan, 2007 (102 faqe). 5 . Gjimnazi Ismail Qemali i Kamenicës (1964- 2007) -I-” Gjilan, 2009 – Monografi, ndërsa në librin e fundit: “Peizazhet e Fjalës”, 2011, (155 faqe) trajtohen çështje nga: gjuhësia, letërsia dhe historia.

Dr. Zeqir Demi lidhur me një monografi të Xhavit Kryeziu shkruan: “Brendia eksplikative e veprës, pyet për brendinë e njeriut dhe brendinë e kombit dhe njëkohësisht zbulon me stilistikë simbiozitetin e kombit me arsimin për t’i prekur në rrafshin e hapësirës së lirë kombëtare”. Të gjitha këto vepra janë dëshmi e pasionit të tij, për librin, për krijimtarinë,dhe letërsinë. Në këto 1 mijë e dyqind faqe monografi, vetautor, dhe me bashkautorë, shkrimtari Xhavit Kryeziu, tregon përkushtimin e tij për të kaluarën, për të tashmen, dhe të ardhmen e popullit të tij.

Në monografitë e Xhavit Kryeziut, janë me qindra figura të prezantuara, nga urtësia e tij prej krijuesi. Monografitë janë libra kundër harresës, dhe që ruajnë të shkruar shpirtin e kohës për studiues dhe trashëgim të kujtesës për brezat e ardhshëm. Unë kujtoj se, ai që di ta lexoj monografinë, dhe galerinë e pafund të figurave, ai do ta vlerësoj veprën e mirëfilltë të albanalogut, publicistit, shkrimtarit./rajonipress/

Rrustem Geci Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.