Eko Higjiena

Haraqija vazhdon sulmet ndaj Mustafës: Ke kohë deri të martën!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Astrit Haraqija, ish-ministër i Kulturës në kohën e Ibrahim Rugovës dhe njëri nga themeluesit e Listës “Dr.Ibrahim Rugova”, në emisionin “Fort” në Televizionin Rrokum, ka thënë se është krijuar një grup i anëtarëve të LDK-së që mendojnë ndryshe nga Isa Mustafa.

Sipas tij, pjesë e këtij grupi janë edhe disa deputet të LDK-së.

Madje, Haraqija ka thënë se ky grup pret veç deri të martën, që Mustafa të reflektojë dhe të mos vazhdojë me bllokimin e krijimit të institucioneve.

Siç shprehet Haraqija, ky grup ka zgjidhje tjetër për ta zhbllokuar këtë situatë.

KKVITI

Haraqija duke treguar edhe arsyet e krijimit të këtij grupi, ka thënë se humbësi më i madh i ktyre zgjedhjeve është LDK-ja.

Ai po ashtu thotë se edhe nëse mbahen zgjedhje të reja, ajo që dëmtohet është LDK-ja.

Videon me deklaratën e Haraqisë e ka postuar autori i emisionit Fort në Rrokum TV, Fidan Jupolli. /Tv Rrokum/