ARKATANA

Dialogu duhet riformatuar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini, ka trashëguar nga paraardhësja e saj Catherien Ashton edhe lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu në nivel teknik e politik ka prodhuar disa marrëveshje por rezultati kryesor i saj është afër dështimit.

Marrëveshja e Brukselit, e para e tillë e arritur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk po zbatohet.

Dialogu është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, Kosovë dhe BE. Dy prej aktorëve janë ndërruar. Në vend të Ivica Daçiqit tash Serbinë do të përfaqësojë Aleksander Vuçiq dhe në vend të lehtësues Catherine Ashton do të jetë shefja e re e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini.

Eco Higjiena

Edhe Kosova mund të ketë përfaqësues tjetër, varësisht se cila parti do të mund ta krijojë qeverinë e re.

Por pavarësisht prezantimit që do të ketë atje, Qeveria e re, sipas analistëve, duhet që urgjentisht ta rifomatojë dialogun aktual. Sipas tyre qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do të duhej ta vazhdonte dialogun me Serbinë, derisa kjo e fundit nuk i plotëson pikat bazike të Marrëveshjes së 19 prillit…(Tribuna).