ARKATANA

Avdijaj zgjedh Gjermaninë, lë Kosovën e Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Donis Avdijaj është grumbulluar me Kombëtaren U-19 të Gjermanisë

E do Shqipëria, e thërret Gjermania Federata Shqiptare e Futbollit nisi para pak ditësh ofensivën për ta marrë në Kombëtare, ndërsa homologia gjermane e grumbullon në përfaqësuesen U-19 për dy ndeshjet e radhës.

Bëhet fjalë për talentin shqiptar të Schalkes, Donis Avdijaj. 18-vjeçari shihet si një futbollist me të ardhme të sigurt, kjo nisur edhe nga fakti se klubi gjerman i ka vënë një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishje të kontratës me këtë lojtar. E teksa deri para një viti luante për kombëtaren U-17, me të cilën ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje, tanimë lojtari është bërë pjesë e U-19-ës.

Mobi Casa

Ai ka nisur stërvitjen me ekipin gjerman për dy ndeshjet e radhës ndaj Holandës më 5 shtator dhe Anglisë më 8 shtator. Gjithsesi, kjo nuk i heq shpresat Shqipërisë për ta pasur në organikën e vet. Vetëm në rast se Avdijaj do të luajë me U-21 e Gjermanisë, atëherë do të jetë e pamundur që më pas ai të përfaqësojë Shqipërinë.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku disa herë ka thënë për Arenën se për të është në gjendje të shkojë edhe në këmbë për ta takuar dhe bindur për të luajtur për Kosovën. Ai ishte në planet e Bunjakut, por që duket se Avdijaj, vështirë se do të pranojë të luajë për vendlindjen e tij. Sulmuesi i ri ishte në planet e përzgjedhësit edhe për miqësoren me Omanin.