Eko Higjiena

PDK kërcënon me zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryeparlamentarit dhe një sondazh i brendshëm e kanë trimëruar PDK-në e Hashim Thaçit. Burime të gazetës brenda kësaj partie, kanë thënë se PDK është tejet e gatshme për zgjedhje të reja, në rast se nuk arrin ta ketë kryeparlamentarin dhe kryeministrin e ardhshëm. Deri te kjo gatishmëri, ka çuar një sondazh sipas të cilit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash PDK do të kishte më shumë vota sesa LDK-AAK e Nisma së bashku.

Një gjë e tillë është diskutuar edhe në një takim të përbashkët që të mërkurën ka mbajtur kryesia e kësaj partie dhe grupi parlamentar. Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, partia e Thaçit i ka vendosur disa pikë, si bazë negocimi për ndërtimin e institucioneve.

FIDANISHTJA

Ndërsa në komunikatë thuhej se, Kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar i saj rikonfirmojnë gatishmërinë e plotë për themelimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar i saj shprehin edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim dhe qasje konstruktive në themelimin sa më të shpejtë të institucioneve shtetërorë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.