Arifi: S’humbim kohë me PDK’në
Avni Arifi këshilltar i lartë politik i liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk do të pranojë kurrfarë konsultimesh dhe negociatash me PDK’në për postin e kryetarit të Kuvendit.
Ai ka deklaruar se ky koalicion nuk është i interesuar të humbet kohë duke biseduar me PDK’në.
Arifi ka bërë me dije se LDK-AAK-Nisma janë të pajtimit që proceset t’i çojnë përpara bashkërisht, nëse është nevoja, për të shkuar edhe në zgjedhje të reja.
“Është vendim i prerë i koalicionit se nuk do të ketë as konsultime dhe as bisedime me PDK’në”, ka thënë Arifi. /Epoka e Re

