UBT

Ndërkombëtarët jokushtetues

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtatori nuk do ta gjejë Gjykatën Kushtetuese pa kuorum. Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati në kundërshtim me procedurën që parasheh Kushtetuta dhe pa u vënë emrat e tyre për votim në Kuvend.

Kjo është paralajmëruar nga autoritetet e Bashkimit Evropian në Kosovë, por edhe nga Presidenca. Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, do të bëjë emërimet, mbi bazën e të cilave presidentja Atifete Jahjaga do të lëshojë dekretet. Dhe me kaq procedura do të përfundojë.

ARKATANA

Dispozitat kalimtare të Kushtetutës parashihnin se deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese do të përbëhej si në vijim: Gjashtë nga nëntë gjyqtarët emërohen nga presidenti, me propozimin e Kuvendit; Nga gjashtë gjyqtarët, dy do të shërbejnë për një mandat trevjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes, dy do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes, dhe dy do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes; Tre gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga përfaqësuesi ndërkombëtar civil pas konsultimit me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.