Eko Higjiena

KFOR-i ndihmon shkollën fillore në Koretin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor KFOR-i amerikan dhe ai turk, kanë ndarë disa paisje të punës për zyre të arsimtarëve dhe vegla pune për nxënës.

Koloneli Topaloglu tha se ndihet i lumtur që para ikjes së ti në atdhe ndan ndihma për shkollën fillore në Koretin. “Pasiqë është viti shkollor ne kemi menduar që shkollës suaj të ju ndajmë disa mjetë-vegla punë për shkollë”, tha ai.

Ai ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, duke thënë se ka punuar dhe po vazhdon të punojë me intensitet në fushën e arsimit, sigurisë, punësimit dhe fushave të tjera. “Prandaj duke pasur parasysh këto angazhime ne kemi vendosur që njëra shkollë e komunës së Kamenicës të jetë përfituese e këtyre mjeteve për pune”, ka thënë ai.

UBT

Në këtë takim ishin të ftuar drejtori i drejtorisë së Arsimit Agim Shkodra, Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe zyrtar të tjerë komunal. Po ashtu zv. Komandanti i stacionit Policor në Kamenicë Gani Huruglica në këtë takim tha se ne jemi të përkushtuar gjithmonë të ju dalim në ndihmë qytetarëve të Komunës sonë e më gjere.

“Ne si Polici kemi kontakte të vazhdueshme me të gjitha shkollat e komunës sonë, bashkëpunim të veçantë me personelin arsimor, me prindërit etj”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtoresha e shkollës së Koretinit, Merita Keqmezi, falënderoi KFOR-in për ndihmën e dhënë për shkollën që ajo punon. Koloneli Topaloglu, ndau dhuratat e para për nxënësit, si fletore, lapsa, goma, vegla për Matematikë etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.