Uji Dea

Anëtarësimi në KE, synohet brenda vitit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse Kosova i ka votat për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, ende mbetet jashtë këtij institucioni të rëndësishëm evropian. Ishte premtuar kohë më parë që anëtarësimi në këtë mekanizëm do të ndodhë shpejt, mirëpo vendi edhe pas 6 vjetësh të pavarësimit mbetet pa përfaqësues në këtë këshill.

Ish-anëtarja e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për Tribunën se Kosova tashmë ka votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e këtij institucioni, por hapin për aplikim nuk po e bën qeveria aktuale.

Uji Dea

“Republika e Kosovës i ka votat e duhura për anëtarësim në Këshillin e Evropës, respektivisht i ka mbi 2/3 e votave të organit ekzekutiv të këtij institucioni – Këshillit të Ministrave”, ka thënë Osmani. Sipas saj, në momentin kur koalicioni LAN të marrë qeverisjen e vendit në dorë, çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës do të ketë tjetër trajtim.

“Qeveria e Kosovës dhe MPJ patën premtuar që në vitin 2011 se do ta anëtarësojnë Kosovës në KE, por tani pas tri viteve gjendja pothuajse nuk ka ndryshuar fare. Për koalicioni LAN, anëtarësimin në KE do të jetë prioritet i politikës së jashtme shumëpalëshe dhe besoj se me një angazhim të duhur këtë synim do të arrijmë brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë Osmani…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.