FIDANISHTJA

Prezantohet programi për lidership transformues para të rinjve Gjilanas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot është bërë prezantimi i programit për lidership transformues, ku të rinjtë gjilanas dhe kosovar kanë mundësinë e aplikimit për tu pajisur me certifikatë profesionale nga fushat e ndryshme si Administratë Publike, Sundim të Ligjit, bujqësi, menaxhment, financa, edukim dhe teknologji informative.

Ky program ka afatin e aplikimit deri më 10 shtator, ndërsa studimet të cilat mund të zgjasin nga disa javë deri në një semestër do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nisin në vitin 2015.

Dafina Rexha, prezantuese e programit të qeverisë Amerikane, i cili realizohet përmes USAID-it dhe ministrisë së Arsimit e që implementohet nga World Learning, ka spikatur kriteret, fushat e certifikimit dhe dokumentet e nevojshme ka informuar se këtë vit do të ndahen 35 bursa për të nisur studimet në vitin 2015, ndërsa ky program zgjatë 5 vite dhe parashihet të ndahen 146 bursa.

Ajo ka bërë të ditur se kriteret që një i ri duhet t’i plotësoj janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë një diplomë bachelor, të demonstroj aftësitë profesionale dhe të tregoj motivin e aplikimit, të zotohet se është i gatshëm të nis studimet në vitin 2015 dhe se pas certifikimit të kthehet në Kosovë, të kryej tofël testin e gjuhës angleze.

Uji Dea

Ndërsa dokumentet e kërkuara janë kopja e pasaportës, e diplomës së universitetit, transkripta e notave gjatë studimeve, një CV në gjuhën angleze, një referencë akademike dhe dy referenca profesionale, shkarkimin e aplikacionit dhe aplikimin online.

Kjo ka ngjallur një interesim shumë të madh të të rinjve për aplikim për degë të ndryshme nga lista e këtyre fushave të studimeve.

Kjo ka ngjallur një interesim shumë të madh të të rinjve për aplikim kur kihet parasysh që të gjitha shpenzimet mbulohen nga organizatori, për degë të ndryshme nga lista e këtyre fushave të studimeve.

Detajet e tjera rreth programit të gjithë të interesuarit mund t’i marrin në ueb faqen zyrtare të USAID-it ndërsa aplikimi mund të dorëzohet më së largu deri me datën 10 shtator 2014 në E-mail adresën apply@usaid-tlp-sp.org./rajonipress/