Eko Higjiena

​Identifikohen shkelje të reja në konkursin për asistentë në FM

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Konkursi për rekrutimin e asistentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sërish po kritikohet nga kandidatët për shkelje e parregullsi.

Ka kaluar gati një vit e gjysmë qyshkur kanë nisur procedurat rekrutuese në kuadër të këtij konkursi të shpallur në maj të 2013-s, i cili qysh në atë kohë ishte përcjellë me një sërë ankesash për shkelje e nepotizëm për çka edhe është zvarritur.

FIDANISHTJA

Rishqyrtimi për të tretën herë i dokumentacioneve të kandidatëve nga Fakulteti i Mjekësisë (FM) dhe qëndrimet e komisioneve vlerësuese të publikuara këtë muaj me gjithë ankesat nuk ka pësuar ndonjë ndryshim dhe për më tepër aty janë identifikuar edhe elemente të reja që përbëjnë shkelje të konkursit. /Koha Ditore/