Uji Dea

Mësimdhënësit e klasave të 13-ta ende të pasistemuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pasi që është afër fillimi i vitit të ri shkollor 2014/2015, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin e radhës për të debatuar për çështje që lidhen me aktivitetet sindikale dhe me situatën momentale në Arsimin Parauniversitar të Kosovës.

Pikë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte çështja e mësimdhënësve që vitin e kaluar shkollor kanë qenë të angazhuar me punë në vitet e 13-ta. Kryetarët e Kuvendeve Komunale të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar kanë raportuar lidhur me këtë çështje dhe është thënë se angazhimi i përbashkët i SBASHK-ut, MASHT-it dhe DKA-ve për të bërë një zgjidhje të pranueshme për këta mësimdhënës ka dhënë rezultate të dukshme.

Në takim u tha gjithashtu se janë sistemuar pjesa më e madhe e tyre.

Mirëpo, nga raportimi, MASHT ka vënë re se ende nuk është kryer tërësisht kjo çështje në disa komuna, si në Prishtinë sepse mbetet të sistemohen edhe 13 mësimdhënës, në Viti 5 mësimdhënës, Ferizaj po ashtu 5, Shtime 2.

Uji Dea

“Këta mësimdhënës janë kryesisht të profileve profesionale si ekonomistë, inxhinierë dhe të drejtimeve të bujqësisë. Gjendje më alarmante është prezantuar në shkollat e mesme në Skenderaj.

Është thënë se janë evidentuar 28 mësimdhënës për të cilët duhet të mendohet lidhur me sistemimin e tyre dhe kjo gjë pritet të bëhet në ditët në vijim duke pritur që çështja të zgjidhet për pjesën dërmuese të tyre”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues është pajtuar që ta përcjell situatën dhe varësisht nga ajo edhe do të reagojë me mjete sindikale.