Fundamenti

Brovina: Kuvendi mblidhet në javën e parë të shtatorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit.

Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetutshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se “seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve”.

Sipas kësaj, kompetente për thirrjen e seancës së Kuvendit për vazhdimin e saj mbetet kryesuesja e seancës, Flora Brovina.

Ajo tha për Radio Kosovën se pret që në fillim të kësaj jave të publikohet aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese dhe menjëherë më pas, do të fillojë konsultimet për vazhdimin e seancës.

“Ishte njoftim nga Gjykata Kushtetuese, unë po pres që këtë material të Gjykatës ta pranojmë gjatë kësaj jave të hënën ose të martën dhe pastaj sigurisht që më nevojitet një kohë për tu konsultuar me kryetarët e grupeve parlamentare që të mos kemi probleme të ngjashme me situatën që ka ndodhur paraprakisht. Do të thotë të kemi një harmoni mes veti dhe të procedojmë në mënyrë të rregullt për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarët”, thekson ajo.

FIDANISHTJA

Brovina thotë se nevojitet harmonizimi i faktorit politik që seanca të mbahet në javën e parë të shtatorit.

Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, ka theksuar se ende nuk është vendosur asgjë, nëse PDK do të propozojë përsëri Agim Aliun për kryetar të Kuvendit, por konsideron se partitë politike do të duhej të mbështesin kandidatin e PDK-së, bazuar në Kushtetutë.

“Unë mendoj që partitë politike në këtë rast duke përfshirë lidershipin, do të duhej të uleshin dhe të bisedonin lidhur me lehtësimin e mundshëm të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga ana e PDK-së. Mendoj se nëse shtyhemi me inate dhe nuk e respektojmë Kushtetutën e vendit, atëherë është një problem për të gjithë ata që nuk e zbatojnë”, deklaron Haliti.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese pritet të shpall të plotë aktgjykimin lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur me 17 korrik. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.