FIDANISHTJA

Ekspertja e LDK’së që ‘rrëzoi’ dy kryetarët e partisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nuk kanë të ndalur “sukseset” e Vjosa Osmanit. Pas pensionimit të Fatmir Sejdiut, ajo është treguar mjaftë e shkathtë në “dijet” e saj juridike dhe e ka plandosur edhe Kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafën.

Ka gati katër vjet që Vjosa Osmani, femra më e votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shihet si ekspertja kryesore juridike në këtë parti. Por krejt ndryshe kanë shkuar gjërat nga çka ata kanë menduar. Osmani, ka qenë në dy raste mbrojtëse e kryetarëve të LDK-së, kur është supozuar se ata qoftë direkt apo indirekt kanë qenë të përfshirë në procese ku është shkelur Kushtetuta.

Rasti i parë është me Fatmir Sejdiun dhe postin e tij të ngrirë të LDK-së. Vjosa Osmani atëbotë, në vitin 2010, ishte këshilltare e Sejdiut dhe punoi në mbledhjen e argumenteve pro Sejdiut. Por Gjykata vendosi ndryshe dhe Sejdiu humbi postin e presidentit dhe pak ditë më vonë edhe kreun e partisë.

ARKATANA

Pas kësaj Vjosa Osmani ia ktheu shpinën Sejdiut dhe u rreshtua me Mustafen. Katër vjet më pas kryetari i saj, Isa Mustafa u zgjodh kryetar Kuvendi në një seancë shumë të kontestuar e që u qua në Gjykatë Kushtetuese. Vjosa Osmani sërish u vu në krye të procesit mbrojtës dhe kërkoi madje seancë dëgjimore.

Sot një vendim i ngjashëm vjen nga Gjykata Kushtetuese. Isa Mustafa u zgjodh me shkelje dhe edhe një tjetër betejë e humbur e Vjosa Osmanit.

Kohëve të fundit Vjosa Osmani është folur si e duhur për kryetare të LDK-së. Por a do ta qonte në dështime partinë, siç e ka bërë me dy kryetarët e partisë?