Hidromorava

Kushtetuesja i dëgjoi, tash pritet vendimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për më pak se dy orë, Partia Demokratike e Kosovës dhe pjesa tjetër e spektrit politik e dominuar nga blloku LDK, AAK dhe Nisma, kanë ballafaquar argumentet e tyre para Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedurat e ndjekura në seancën e 17 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Argumentet kryesore që palët kanë prezantuar kundër njëra-tjetrës përqendroheshin kryesisht në atë se kush e përbën grupin më të madh parlamentar; PDK si fituese e zgjedhjeve apo blloku LDK, AAK dhe Nisma si koalicion paszgjedhor.

United Hospital

Ky ballafaqim argumentesh u shtrua gjatë seancës dëgjimore që u kryesua nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. PDK në këtë seancë është përfaqësuar nga deputeti Arsim Bajrami, kurse blloku LDK, AAK dhe Nisma nga deputetja Vjosa Osmani. Argumentet rreth seancës së 17 korrikut i ka prezantuar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, kurse në rolin e replikuesit aty blloku kishte dërguar edhe ish-deputetin Ardian Gjini.

Kërkesa për të interpretuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ishte parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës e cila pretendon se vendimi ishte marrë duke shkelur procedurat kushtetuese…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.