ARKATANA

Me PDK-në, të dirigjuar nga Beogradi apo në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Liderët e partive parlamentare janë para tri opsioneve për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Ata duhet të vendosin nëse duan të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, pjesë e të cilës do të ishte edhe PDK-ja, të krijojnë një qeveri pjesë e të cilës do të ishte edhe Lista Serbe, apo ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Opsioni i fundit, megjithatë shihet më i pranueshëm se i dyti.

Analisti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica, ka thëne se emrat e partive që e bëjnë koalicionin nuk ka shumë rëndësi aq sa ka rëndësi pozicioni i Listës Serbe në qeverinë e ardhshme. Qeveria gjithëpërfshirëse, për Korenicën, nuk do të duhej të ishte opsion për faktin se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme. Sa është i rëndësishëm ndërtimi kualitativ i një koalicioni qeverisës, sipas tij, po aq i rëndësishëm është edhe fuqia e opozitës qe duhet ta bëjë kontrollin e kësaj qeverie.

Fundamenti

“Por, në anën tjetër mendoj qe është e logjikshme që Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka qeverisur në shtatë vitet e fundit, duhet të pranojë vetë të dalë në opozitë dhe t’i hyjë një procesi reformues edhe në kuptim të elitës që aktualisht e udhëheq atë dhe gjithashtu edhe në kuptim të konceptit qeverisës qe ajo duhet ta ndërtojë në mënyrë që t’i shkohet më mirë një identiteti evropian që duhet ta ketë çdo parti në Kosovë”, ka thënë Korenica…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.