ARKATANA

Edvik Abdullahu nga Tërnoci, zyrtarizoi Federatat shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – Në një atmosferë të ngrohtë miqësore, në selinë e Shoqërisë Civile në Bujanoc, u prit Kampioni Botëror në Kick-box, Edvik Abdullahi, me origjinë nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, i cili jeton dhe vepron për shumë vjet në Belgjikë.

Legjendën e Kick-box-it botëror Edvik Abdullahi e pritën Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe Sevdail Hyseni, kryetar i Shoqërisë Civile “Perspektiva” në Bujanoc.

Gjatë këtij takimi vëllazëror z. Edviku, për së afërmi i njoftoi nikoqirët për të arriturat në botë në fushën e Kick- box-it. Ai, gjatë vitit 2009 mori titullin e dyfishtë të luftëtarit më të mirë në botë në organizatën ISKA dhe BKBO, duke u shpallur sportist i dalluar dhe i dekoruar me çmime të larta.

Zotëri Edviku, u shpreh i lumtur që këtë vit, ka arritur të marrë autorizimin e Federatës Botërore WKF të Kick-box-it për zyrtarizimin e anëtarësimit të Federatës së Kikc-box-it në Shqipëri dhe Kosovë.

Në maj të këtij viti kampioni botëror Edvik Abdullahi u prit me nderime të larta në Shqipëri nga Arian Rizaj, kryetar i ri i Federatës së Kick-box-it dhe bashkëpunëtorët e tij, duke vlerësuar lart meritat e Edvikut në zyrtarizimin e federatës.

Një muaj më vonë, në qershor të këtij viti, në Kosovë, në mënyrë solemne u prit Edvik Abdullahi, nga Fatmir Makolli, kryetar i Federatë së Kikc-box-it të Kosovës, pastaj kampioni i shumëfishtë i boksit Mehmet Bogujevci, kryetar i Klubit të Boksit “Prishtina”, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Lutfi Menxhiqi, trajner i Kombëtares shqiptare.

“Kjo është ëndrra ime e kahershme, që arrita ta marrë autorizimin e Federatës Botërore WKF të Kikc-box-it për zyrtarizimin e Federatës së Kick-box-it në Shqipëri dhe Kosovë. Kam arritur edhe suksese të tjera në fushën e sportit ndërkombëtar siç është çmimi i kampionit botëror, por kjo e zyrtarizimit të Federative shqiptare të Kick-box-it në Federatën Botërore WKF të kick-box-it, është kënaqësia ime më e madhe në jetë, tha Edvik Abdullahi.

Është një e thënë e vërtetë se sporti nuk njeh kufij dhe të arriturat e tij nuk maten me vendin nga vjen. Z. Edviku, nuk është nga Tirana, Prishtina, Shkupi, apo nga ndonjë qendër tjetër e madhe shqiptare, por nga Tërnoci, Lugina e Preshevës, i cili pati kënaqësinë dhe krenarinë të jetë kumbara i zyrtarizimit të Federative shqiptare të Kick-box-it të Shqipërisë dhe Kosovës në Federatën Botërore WKF të kick-box-it.

FIDANISHTJA

Edvik Abdullahi drejton Klubin e Kick-box “”Flying Lions”, që në shqip do të thotë “Luanët Fluturues”. Gjatë bisedës në zyrën e Shoqërisë Civile, tha me një humor të lehtë se shqiponjat fluturojnë, por kur na ngacmojnë edhe pse jemi luanë të qetë, mund të agresohemi dhe të fluturojmë.

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Bujanoc, kampionin botëror të Kick-box-it Edvig Abdullahi e falënderojnë për punën e madhe, që po e bën në fushën e afirmimit të kick-box-it shqiptar në botë.

Letërnjoftim

Kampioni Edvik Abdullahu nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, si shumë bashkatdhetarë të tjerë edhe pse largohet nga vendlindja, angazhimet e tij nuk munguan, kështu që në bazë të aktiviteteve arrin të bëhet një sportist i dalluar dhe i dekoruar me çmime të larta.

Frymëzimet e para sportive i mora në Klubin e Boksit “Tërnoci”, ku në Tërnoc lulëzojnë talentet dhe përparojnë veprimtarët në të gjitha lëmitë e jetës kulturore, sportive, politike. Kjo është një mburrje për tërë rajonin, i cili nxit dhe motivon aktivistët të merren me veprimtari të ndryshme, thekson tërnocasi Edvik Abdullahu, luftëtari më i mirë në botë në organizatën ISKA dhe BKBO.

Edvik Abdullahu, sot është instruktor i 7 disiplinave të sporteve luftarake, katër instruktor A Classe profesinalist:
TA E KWON DO- Boks Korean, KICIK BOXSING-Boks Amerikan, FULL CONTACT- Boks Amerikan, THAI BOCING ose MUAV THAI-Boks Tajlandez, Ndërsa si instruktor institucional në: ENGLISH BOXING Boks Anglez, BOXE FRANCAISE apo SAVATE Boks frances, STREET LETHAL Boks Amerikan i rrugës.

Edviku i posedon katër Grad (Dan), dy grad(Dan) në istocional TAE KWON DO Fedaracion dhe një në TAE KWON DO Acedemy institucional, njofton Agjencia e Lajmeve Kombëtare Ternocipress.