UBT - Regjistrohu

Erblin Osmani i lënduar, në dyshim për ndeshjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Debutuesi më i ri në historinë e kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani është në dyshim për ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve”, edhe pse u ftua në listën e selektorit Franco Foda.

Osmani u ftua nga Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Izraelit në Prishtinë e ndaj Irlandës në Dublin, mirëpo paraqitja e tij në këto ndeshje të Ligës së Kombeve është vënë në dyshim.

Kjo vjen pasi ai nuk u paraqit sot për Bayern 2 në ndeshjen ndaj Bayreuth në Regionalliga Bayern.

Uje Dea

Sipas faqes zyrtare të të rinjëve të Bayernit në “X”, ai nuk u paraqit në ndeshjen e sotme shkaku i një lëndimi.

Se sa do të zgjasë lëndimi i tij, sa është serioz dhe kur mund të kthehet ende nuk është lajmëruar zyrtarisht nga Bayerni.

Osmani është pjesë e listës së Kosovës për këto ndeshje, me Federatën e Futbollit të Kosovës që po ashtu nuk ka bërë ndonjë njoftim të mëtutjeshëm.

17-vjeçari debutoi me kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e shtatorit, ndaj Irlandës në Prishtinë, duke luajtur tre minuta.

Ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë për kombëtaren e Kosovës.

Më herët në karrierën e tij ndërkombëtare, Osmani ka luajtur për kombëtaret zinxhirë të Gjermanisë, nga ajo U16 deri tek ajo U17.

Kosova do ta presë Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para se të udhëtojë për në Dublin, që ta përfundojë ciklin e Ligë së Kombeve ndaj Irlandës.

Pas katër ndeshjeve të para në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova ka pesë pikë – në vendin e dytë – tri më pak se Austria që është e para me tetë pikë.

Irlanda i ka po ashtu pesë pikë, por është e treta, para Izraelit që është i katërti në grup, me dy pikë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.