Fundamenti

“Terrorizmi” nuk mbledh Këshillin e Sigurisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Vala e arrestimeve të mbi 40 personave të dyshuar për përfshirje në luftëra fetare dhe në dy prej organizatave më të rrezikshme terroriste në botë, ISIS e Al Nusra, nuk i ka mjaftuar Këshillit të Sigurisë së Kosovës që të mblidhet dhe shqyrtojë situatën e krijuar.

Ky organ i cili në bazë të ligjit do të duhej të mblidhej çdo tre muaj, ka kohë që nuk po jep shenja funksionimi.

ARKATANA

Këshilli i Sigurisë, udhëhiqet nga kryeministri, kurse përbrenda ka të gjitha organet dhe funksionet kryesore që përkuj desen për sigurinë, rendin dhe ligjin në vend. Megjithatë, ngjashëm me pasivitetin që ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, të cilat po presin konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, edhe Këshilli i Sigurisë duket jofunksional dhe i paaftë të luajë rolin e vet ligjor e kushtetues.

Në vend të angazhimit të këtij mekanizmi për koordinimin e veprimeve që ndërlidhen me luftimin e veprimeve, që po cilësohen kundër rendit kushtetues dhe terrorizmin, këtë rol, ditët e fundit e ka luajtur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, edhe pse aktivizimi i presidentit/es kryesisht ndodh në situata të jashtëzakonshme. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.