Eko Higjiena

A do të kemi sivjet një Miss-Zvicra me prejardhje shqiptare?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Realisht është e mundur që nga 12 tetori Zvicra të zgjohet me një mbretereshë të bukurisë që ka prejardhje shqiptare.

Saranda Maliqi

Realisht është e mundur që nga 12 tetori Zvicra të zgjohet me një mbretereshë të bukurisë që ka prejardhje shqiptare.

Në mbrëmjen e 11 tetor në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë, do të konkurrojnë edhe tri vajza me prejardhje shqiptare për kurorën e më të bukurës së vendit.

Krahas 15 finalisteve të tjera pjesëmarrëse në këtë konkursë bukurie, Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala mund ta mbajnë kurorën e më të bukurës helvetike përgjatë një viti.

Portretet e 18 finalisteve zvicerane i sjellë të ilustruara me fotografi „Schweizer Illustrierte“.

Lexoni më shumë për tri finalistet shqiptare, për jetën e tyre, për të dashurinë, profesionin e të tjera.

Anita Shala përshkruhet si 20 vjeçarja e angazhuar

Ajo bashkë me motren e saj ndajnë një dhomë të përbashkët qysh nga vëgjelia.

Mirëpo të shumtën e kohës ajo e kalon në Cyrih tek i dashuri i saj, Rinori. Si përparësi për këtë ajo e sheh ndarjen e më tepër se 50 çantave në dy banesa.

Vendbanimi: Emmenbrücke LU

Ditëlindja: 6.9.1993

Profesioni: Asistente e mjekut të dhëmbëve

Madhësia: 177cm

Masa: 85-60-95

Dashuri: Ka dy vite e gjysmë që është e lidhur me Rinorin.

Motoja e jetës për te është: Buzëqeshja

Rezepti i bukurisë: shumë gjumë, sport dhe paqja e brendëshme

Kjo me pëlqen mua: Buzët e mia! Sepse janë një përzierje e buzëve të prindërve të mi

Përvoja më e bukur e jetës: Puthja e parë me Rinorin

Mangësi: Më mungon durimi

Më pëlqen të rilind në botën tjetër: si një delfin. Sepse janë të embël dhe të dashur me njerëzit.

Filmi më i pëlqyer: „Twilight“ stil: elegancë

Saranda Maliqi, 23 vjeçe përshkruhet si poetja

Saranda nuk e lëshon asnjëherë shtëpinë pa një stilolaps dhe fletore në dorë. Vajza nga Solothurni donë ti regjistrojë të gjitha përjetimet- sikur një poemë për Miss-Zvicra: „ Ajo duhet të ofroj humor, që nxit lumturi dhe të qeshura. Ajo duhet të duket si një laps që mbush shumë letra të bardha me dituri.“ Si mbretëreshë e bukurisë 23 vjeçja do të angazhohet për fëmijë dhe kundër dhunës.

Saranda Maliqi

Vendbanimi: Schönenwerd SO

Ditëlindja: 16.3.1991

FIDANISHTJA

Profesioni: punon në komunë si asistente adminsitrative dhe përgjegjëse për nxënësit

Madhësia: 171 cm

Masat: 87-60-91

Dashuri: Më shumë se tri vite e lidhur me Arditin

Hobi: Të shkruaj, kitare, fitnes, të moderoj te ALF TV

Ëndrron: Të ketë emisionin e vet televiziv

Pyetja një ylli: “Lara Gut, a mund të ma mësosh skijimin?“

Dobësi: „Controll-Freak“-vëzhgon çdo gjë përreth vetes

Përparësi: Personalitet empatik

Pija e preferuar: Lëngë molle

Personit që i ngjani: “Shumë njerëz me krahasojnë me Catherine Zeta Jones- një komliment i bukur!“.

Donika Krasniqi, 19 vjeçarja e inspiruar

Mbiemri i saj vjen nga Kosova, i përkthyer domethënë sipas saj „male“. Dhe nga ky kontekst thuhet se i përshtatet Donika Krasniqit që jeton ne kantonin me shumë male, Neuenburg. Pamja nga shtëpia e prindërve në drejtim të maleve i pëlqen asaj shumë. Këto pamje ajo i hedhë edhe në letër, ngase studentja e artit pikturon me qejf per jetën e saj.

Donika Krasniqi

Vendbanimi: Theille-Wavre NE

Ditëlindja: 22.3.1994

Profesioni: Studente e artit

Madhësia: 171cm

Masa: 85.64-90

Burri i ëndrrave: I madh dhe Misterioz sikur Robert Pattinson

Hobi:Vizatimi, fotografimi, teatër

Rezepti i bukurisë: çdo javë pilling me vaj ulliri, me lëngë lemoni dhe sheqer

Dobësi: Nuk i largojë dot duart nga flokët

Dua të rilindi si: „macë, ajo ka nëntë jetë!“

Personit që i ngjani: Yllit të Hollywoodit Mila Kunis

Hera e parë: „puthje të vërtet kam përjetuar për herë të parë me 18 vjet.“

Muzikë: Stromae Duft: Lady Million von Paco Rabanne./albinfo/