Mitrovica e Veriut e ka zënë Prishtinën të papërgatitur
Këshilltarët e Mitrovicës Veriore qe katër muaj punojnë pa paga, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësues të Komunës së Mitrovicës Veriore janë ankuar se Prishtina nuk ka qenë e përgatitur për rezultatet e zgjedhjeve në veri dhe për formimin e komunave të reja.
Këshilltarët komunalë të Mitrovicës së Veriut nuk janë paguar qe katër muaj.
Kryetarja e Kuvendit Komunal, Ksenija Bozhoviq, ka thënë se, nëse Prishtina nuk i financon organet komunale, atëherë ata do t’u drejtohet institucioneve të Serbisë.
Zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se u ofrojnë përkrahje të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve.


