Uji Dea

EULEX-i merret me imam Qazimin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Imami, Zekerija Qazimi nga Gjilani pas arrestimit nuk është proceduar tek vendorët, por rasti ka kaluar në EULEX.

Aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Supreme për caktimin e masës së paraburgimit, raporton ”Zëri”, i cili thotë se këtë rast EULEX ka qenë duke e hetuar shumë më herët.

Fundamenti

Imamin e xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekerija Qazimi, dhe Liridon Kabashi, nga fshati Polac i Skenderajt janë arrestuar të enjten në mëngjes nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryet veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.

Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mos durim kombëtar, racor, fetar apo etnik.